Kosova

Avokati nga Drenasi kërkon të shpallet Vuçiqi person “Non Grata” në Kosovë

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka kërkuar nga Qeveria në largim që ta shpall presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq person “Non Grata” në Kosovë.

Halilaj përmes një shkrimi në Facebook, kërkon nga Prokuroria që të filloj procedurën penale për nxitje të urrejtjes apo mosdurimit racor.

Ai shton se, duhet një ndëshkim i rreptë ndaj Vuçiqit, dhe të kuptohet se për kokat e sëmura millosheviqiane është e mbyllur dera në territorin e Republikës së Kosovës.

Tutje, avokati shprehet se nëse Qeveria e merr këtë veprim Kushtetues, do të mbahet mend për mbrojtjen e vlerave të popullit tonë të shumë vuajtur.

Postimi i plotë:

Qeveria ne ikje Urgjent ta shpall ..person non grata.. A. Vuqiq, derisa Prokuroria posaqme duhet te filloj procrduren penale ne drejtim te vepres Nxitje e urrejtjes apo mosdurimit racor.

Te dashur miq: tani ne prag te 20 vjetorit te masakres se Reqakut, e cila aso kohe tronditi gjithe boten demokratike, me konkretisht e cila ishte nje nga masakrat me te tmerrshme qe nga perfundimi i luftes se dyte botrore ndodhur ne kontinentin e europes, ndersa tani te ndegjosh deklarata te tilla, duke tentuar ti hedhe hi syve familjeve te të vrarve/masakruarve si dhe gjithe popullit e qe nje pjese e tyre ende vuajn per gjetjen e eshtrave per me te dashurit e tyre, kjo s do koment, por duhet nje NDESHKIM I RREPTE ligjor dhe politik qe perfundimisht i bene te kuptoj secilit qe: per kokat e semura millosheviqiane, eshte mbyllur dera ne teritorin e Republikes se Kosoves.

Nese qeveria aktuale e ndermerr te pakten kete veprim kushtetues dhe ligjor per shpallejn si person non grata te Alaksander Vuqiq, sigurisht do mbahet mend per mbrojtjen e vlerave te popullit tone te shume vuajtur e ne veqanti per familjet e te vrarve / masakruarve te fshatit Reqak.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483