Kosova

Avokati i Telekomit merrte pagë më të madhe se sa një pilot i NASA-s? (Foto)

Publikimi i të dhënave rreth pagave të disa zyrtarëve të lartë të PTK-së, kanë skandalizuar opinionin publik kosovar.

Publicisti Halil Matoshi thotë se paga vjetore që e ka marrë avokati i Telekomit, Gazmend Nushi është më e madhe se paga vjetore e pilotit të NASA’s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Matoshi ka publikuar një fotografi ku përshkruhet pagesa e një piloti të NASA’s. Sipas saj, ai merr 136.069 dollarë brenda vitit. 

E raportimet në media tregojnë se zyrtari ligjor i Telekomit në është paguar brenda një muaji deri në mbi 12 mijë euro.

Shkrimi i plotë i Matoshit

Rroga vjetore e juristit në PTK= 140.000€

Rroga vjetore e pilotit në NASA= 136.069$

P.S.

Katër dekada punë pajadá, gazetar e redaktor, kryeredaktor, analist politik dhe analist i ligjeve, këshilltar i Kryeministrit… Kam dalë nga Qeveria e vendit me 150 € në konto.

Shkrimtar, autor i dhjetë librave.

Ekspert i medias, profesor…

Kurrë në jetë nuk kam marrë pagë vjetore sa paga mujore prej 12.400 € e ekspertit ligjor në PTK!?

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.