Kosova

Avokati i Popullit: Rreth 100 mijë vendime gjyqësore s’po zbatohen në Kosovë

Numri i lëndëve në procedura gjyqësore në të gjitha gjykatat në vend është 400 mijë. Por edhe rreth 100 mijë vendime që janë marrë nga gjykatat nuk po gjejnë zbatim.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se zvarritjet e tejzgjatura të vendimeve gjyqësore është një tipar kryesor që identifikon mosfunksionimin e sistemit gjyqësor në vend.

“E drejta për qasje në gjykatë është në dispozitë kushtetuese që janë në pajtueshmëri të plotë e kërkesat dhe standardet ndërkombëtare në botë. Problemi që lind te kjo e drejtë është ajo që ne e quajmë administrim i drejtësisë që përkon e mos zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe zvarritjet e tejzgjatura të vendimeve gjyqësore këto janë dy tiparet kryesore që identifikojnë mosfunksionimin e sistemit gjyqësor në vend”, tha Jashari për Ekonomia Online.

Numri i lëndëve të pa ekzekutuara sipas Jasharit shkon në 100 mijë përderisa i gjithë numri i lëndëve në procedura gjyqësore është 400 mijë, e kjo diferencë sipas Jasharit është një hendikep i sistemit gjyqësor në vend.

“Nëse flasim për moszbatimin e vendimeve gjyqësore kanë dalë një numër jashtëzakonisht i madh i lëndëve që kanë mbetur pa u ekzekutua që iu anë afruar numrit 100 mijë dhe që ka identifikuar një problem shumë të madh në funksionim të sistemit”.

“Në Kosovë numri i lëndëve në procedura gjyqësore është 400 mijë dhe nëse prej këtij numri 100 mijë afërsisht mbesin të pa ekzekutuara është një hendikep jashtëzakonisht i madh i sistemit, që shoqëria kosovare e gjithashtu edhe të gjitha autoritetet do duhej të organizoheshin të bënin diçka sepse është e metë e madhe në gjithë sistemin i cili reflekton pastaj edhe në dobësinë e shtyllave të tjera të pushtetit dhe humb besimin e qytetarëve në gjithë sistemin”.

Edhe në veri të numri i lëndëve të parashkruara ka mbërritur në 30 mijë, për shkak të mosfunskionit të prokurorisë dhe gjykatës në këtë pjesë për një kohë të gjatë.

“… numri i lëndëve ka qenë afër 30 mijë lëndë të cilat janë parashkrua i pasojë e mos funksionimit të sistemit gjyqësor në veri dhe që gjithashtu në vetvete ko situatë patë ngrehë problemet e natyrës së kësaj shkelje që është një nga shkeljet më të rënda nga shteti ku për qytetarët nuk siguron qasje në sistem në drejtësi ose për përkatësisht në gjykata”.

“…është e karakterit absolutë që i bie ko e drejtë nuk mund të shfuqizohet as në rrethana lufte dhe në rrethana të jashtëzakonshme të vendit e le më në situatë paqeje ku sis shtet obligohesh të i sigurosh qytetarëve qasje në sistemin e drejtësisë, por kjo  si pasojë ka sjellë edhe situatën kur këto lëndë janë parashkruar dhe nuk ka pasë një vetë organizim të sistemit për tu ballafaquar me këtë problem e që epilogu përfundimtar është mosfunksionimi i drejtësisë”.

Jashari thotë se institucionet gjyqësore dhe ato të administratës publike janë në proporcion të balancuar sa i përket rasteve të cilat kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave të njeriut.