Kosova

Avokati i Isa Mustafës demanton Konjufcën: LDK nuk e kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme

Avokati Besnik Berisha ka thënë në T7 se mes kryetarëve të partive LDK dhe VV, Isa Mustafa dhe Albin Kurti respektivisht, nuk është biseduar për ndarjen e posteve por vetëm për fuqinë e tyre.

“Dje është diskutuar vetëm për ndarjen e posteve dhe jo të ministrive”, ka thënë Berisha.

“Kam burimet e sakta të mijat se çfarë është folur. Kjo është vetëm vazhdimësi e asaj që është biseduar në fundjavë mes të dyve. Nuk është folur për ndarje të dikastereve por vetëm për ndarjen e fuqisë së posteve deri në ministrinë e fundit”.

“LDK ka traditë shumë më të madhe shtetndërtuese dhe të qeverive se VV’ja. Vetëm kryeparlamentari i takon VV’së. Nëse nuk arrihet marrëveshja VV ka edhe tri parti tjera shqiptare me të cilat mund të arrijë marrëveshje”.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë sonte se janë zhgënjyer nga LDK-ja në fazën e dytë të negociatave.

“Ne kemi bërë shumë kompromise që të qeverisim së bashku me LDK’në”, tha Konjufca.

“Faktikisht jemi të zhgënjyer me fazën e dytë të negociatave. Në pjesën e aprë ishim shumë të kënaqur dhe kaluam shumë mirë. Kemi mbi 30 faqe të shkruara detajisht për programin qeverisës. Është një program shumë i detajishëm se çka do të bëjmë”

“Ne bëmë një kompromis dhe lejuam që Isa Mustafa të zgjedhë i pari ministrinë që dëshirojnë. Ata zgjodhën pikërisht MPB’në”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.