Kosova

Avokati i Gucatit pyet ZPS-në se a do të thërras dëshmitarë të tjerë

E plotësuar: Jonathan Elystan Rees, avokati mbrojtës i Hysni Gucatit ka thënë se Prokuroria nuk ka përmbushur detyrimet e saj për nxjerrjen e materialeve.

Ai ka thënë se ka materiale të tjera që duhet t’i dorëzohen mbrojtjes.

Rees më tej ka pyetur Prokuroren se a ka ndërmend të thërras dëshmitarë të tjerë për intervistim.

Prokurorja i është përgjigjur se këtë vendim do ta marrë prokurori i çështjes.

“Unë mendova që ZPS-ja kishte ndërmend të intervistojë dëshmitarë që kanë qenë të frikësuar ose janë frikësuar dhe do ti thërriste për të dëshmuar në gjykim. ZPS nuk ka ndërmend të thërras dëshmitarë të tillë”, u shpreh Rees.

Prokuroria thotë se nuk do t’i intervistojë të gjithë dëshmitarët e paraqitur në rastin e Gucatit dhe Haradinajt

E plotësuar: Prokurorja e ZPS-së, ka thënë se Prokuroria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta sipas rregullores.

Ajo ka thënë se në lidhje me numrin e dëshmitarëve, ZPS-ja i ka përfshirë këto në listën e dëshmitarëve.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë detyrim për prokurorinë që të intervistojë të gjithë dëshmitarët që paraqiten, duke shtuar se Prokuroria do të ftojë autorët e deklaratave të cilat tashmë janë bërë të ditura.

Prokurorja nuk është pajtuar me parashtrimet e mbrojtjes për disa çështje, duke thënë se ato janë të pabazuara.

“Sa i takon parashtrimeve të mbrojtjes për nxjerrjen e dokumenteve, duhet të theksoj se këto parashtrime nuk janë të bazuara sa duhet. Të gjitha materialet e nxjerra janë të kategorizuara, sipas fushave të meta datave Edhe në këtë rast pretendimet e mbrojtjes së z.Haradinaj nuk janë të bazuara”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/