Avioni rus rrëzon një dron amerikan “Reaper” mbi Detin e Zi

Një avion luftarak rus Su-27 goditi të martën helikën e një droni vëzhgimi ushtarak amerikan “Reaper”, i cili si rezultat ra në Detin e Zi në një incident që u cilësua si “i papërgjegjshëm” nga ushtria amerikane.

“Avioni ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u godit nga një avion rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të MQ-9-ës,” tha në një deklaratë gjenerali i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, James Hecker.

Go to TOP