Kosova

Avdullah Hoti publikon “të dhëna që tregojnë dështimet e Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës”

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar disa shifra të cilat sipas tij tregojnë për “dështimet” e Qeverisë qendrore dhe asaj të Komunës së Prishtinës.

Në këtë drejtim, sipas Hotit, Qeveria e udhëhequr nga koalicioni PAN, gjatë vitit 2018, ndër tjerash ka punësuar 1,245 persona me shërbime të “veçanta”, prej të cilëve, 94 në Zyrën e Kryeministrit.

Gjithashtu, siç ka shkruar Hoti, Qeveria mban 407 persona të punësuar jashtë listës së pagave, ka paguar 20,3 milionë euro për vendime gjyqësore, si dhe ka aritur detyrimet kontingjente ndaj palëve në vlerë përej 196 milionë euro.

Veç këtyre, Hoti ka vënë në pah se mjetet e farkëtueshme (obligime tatimore ndaj shtetit), Qeverisë së Kosovës i kanë arritur në 462 milionë euro, një rritje kjo sipas tij, afro 100 milionë, krahasuar me vitin 2016.

Por Hoti nuk ka lënë anash as Komunën e Prishtinës, e cila sipas tij, në nivel të komunave, qëndron më së keqi.

“Sa i përket investimeve kapitale, me 2018 ka pasur të planifikuar 38 milionë euro, por i kanë tepruar 57% te mjeteve, apo 23.3 milionë euro. Nga këto mjete, 9.5 milionë janë mjete të pashpenzuara nga viti 2017; Edhe pse janë dyfishuar faturat e tatimit në pronë në pjesën qendrore të qytetit dhe po ndërtohen banesa të reja në lagje rreth Prishtinës (në Mat në vecanti), të hyrat nga tatimi në pronë kanë rënie. Duke qenë se mjetet që komuna po ju mbledh qytetarëve nuk po i shpenzon, ndoshta do të ishte më mirë të ju lihen në dispozicion qytetarëve, pasi ata mund t’i shpenzojnë për mirëqenien e tyre”, ka shkruar tutje Hoti duke thënë se të dhënat janë nga Raport Financiar i Qeverisë për 2018.

Postimi i plotë:

Qeveria e udhehequr nga PAN-i gjate vitit 2018:

1. Ka punesuar 1,245 persona per sherbime te “vecanta”, prej te cileve 94 ne Zyren e Kryeministrit,

2. Mban 407 persona te punesuar jashte listes se pagave,

3. Ka paguar 20.3 mil euro per vendime gjyqesore,

4. Ka rritur detyrimet kontingjente ndaj paleve ne vleren prej 196 mil euro,

5. Mjetet e arketueshme (obligime tatimore ndaj shtetit) i kane arritur ne 462 mil euro (nje rritje prej afer 100 mil krahasuar me 2016).

Ne nivel te komunave, Prishtina qendron me se keqi.

1. Sa i perkete investimeve kapitale, me 2018 ka pasur te planifikuar 38 mil euro. Por, i kane tepruar 57% te mjeteve, apo 23.3 mil euro. Nga keto mjete, 9.5 mil jane mjete te pashpenzuara nga viti 2017.

2. Edhe pse jane dyfishuar faturat e tatimit ne prone ne pjesen qendrore te qytetit dhe po ndertohen banesa te reja ne lagje rreth Prishtines (ne Mat ne vecanti), te hyrat nga tatimi ne prone kane renie.

Duke qene se mjetet qe komuna po ju mbledh qytetareve nuk po i shpenzon, ndoshta do te ishte me mire te ju lihen ne dispozicion qytetareve, pasi ata mund t’i shpenzojne per mireqenien e tyre.

(Te dhenat jane nga Raport Financiar i Qeverise per 2018).(sic)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.