Kosova

Avdullah Hoti: Pagat të rriten vetëm me ligj

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rritja e pagave të kabinetit qeveritar dhe të tjerëve, është vendim arbitrar përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit.

Ai në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj.

Po ashtu ai ka treguar se vendimi për rritjen e pagave bie ndesh me Ligjin e Buxhetit për 2018 dhe Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe së rritja e pagave tashmë është i rregulluar me Ligjin për Financat Publike.

“Rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj, jo me vendim arbitrar të Qeverisë që përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit. 1. Rritja e pagave është e rregulluar me ligjin e për financat publike, ku caktohet si dhe sa rriten çdo vit. Çdo qasje tjetër është shkelje e këtij ligji. 2. Ky vendim bie ndesh me ligjin e buxhetit për 2018. Është vetëm Kuvendi i Kosovës ai që ka autoritetin të ndajë buxhetin për destinomë të caktuara. Përtej këtyre ndarjeve, çdo alokim tjetër është brenda limiteve të caktuara në ligjin e buxhetit dhe ligjin për financat publike. 3. Ky vendim është bie ndesh me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, siç e ka përcaktuar në vendimin e saj Agjencia Antikorrupsion, që është e thirrur të interpretojë ligjin për konfliktin e interesit. Nuk mundet dikush të merr një vendim që e prek atë dhe vetëm personalisht, si dhe njerëzit të afërm me të”, ka shkruan Hoti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.