Kosova

Avdullah Hoti ironizon me Pal Lekajn për deklaratën e ambasadorit amerikan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett sot tha se në Kosovë ka njerëz që marrin pozita qeveritare jo pse kanë kualifikime, por se janë të lidhur familjarisht. Deklaratën e ambasadorit e ka përshëndetur Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, derisa ka ironizuar me deklaratën e Pal Lekajt për largimin e ambasadorit zviceran, duke thënë se shpreson se të njëjtën nuk do të ia kërkojnë edhe ambasadorit amerikan.

Punësimi në institucione në baza familjare e partiake ka qenë një prej temave më të diskutuara javët e fundit.

Për këtë temë sot është deklaruar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Kossnet ka thënë se në Kosovë ka  njerëz që marrin pozita qeveritare jo pse kanë kualifikime, por se janë të lidhur familjarisht.

“Ka shumë raporte në Kosovë ku njerëzit marrin pozita qeveritare jo pse kanë kualifikime, por janë të lidhur familjarisht. Një anketë e kohëve të fundit nxori se 20 për qind e të anketuarve mendojnë se meritat janë çelës për hapjen e vendeve të punës në vend. Në ministrinë e pushtetit lokal shërbyesit janë përkushtuar se do fusin njerëz vetëm në baza të meritës. Këta zyrtarë janë të guximshëm. Transparenca dhe llogaridhënia gjatë punësimit janë arsyeja pse donatorët kanë rritë mbështetjen e tyre ndaj saj. Ky respekt për ligjin po bën që qytetarët të fitojnë drejtpërdrejt e jo vetëm disa politikan në Prishtinë”, tha ai.

Deklaratën e ambasadorit amerikan e ka mbështetur edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti.

Hoti ka ironizuar me deklaratën e Ministrit Pal Lekaj për largimin e ambasadorit zviceran, duke thënë se shpreson se ndonjë nga ministrat apo zëvendësministrat  nuk do të kërkojë edhe largimin e Kossnet. /Express

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.