Kosova

Avancimet e “drejta” në Policinë e Kosovës

Ndonëse policia e Kosovës në krye me drejtorin Rashit Qala, ka bërë ndryshime të mëdha në ketë organizatë, kjo po del të ketë ndodhur vetëm për disa drejtor, polic me grada si dhe për disa polic të cilët kanë qenë nëpër drejtori apo pozita më të ndjeshme, kryesisht në sektorët e ndryshëm të hetimeve.

Edhe pse, në bazë të tëe dhënave të publikuara dhe të asaj që qytetarët janë në dijeni, vetëm pak drejtorë apo komandantë të stacioneve nuk janë prekur, duke ditur që koha të cilën ata e kanë kaluar në këto pozita, është mjaft e gjatë. E pse nuk janë “lëkundur” këta drejtorë komandantë, kjo ende mbetet mistike.

Në këtë drejtim, drejtoresha për rajonin e Gjilanit, kolonel E.M. nuk është lëvizur nga kjo detyrë, edhe pse e njëjta ka kohë të gjatë që ndodhet në këtë pozitë.

Në raport me të dhënat dhe statistikat e publikuara, e njëjta nuk është se ka bërë ndonjë ndryshim pozitiv në këtë drejtori, që do të mund të përmendej.

Njëkohësisht, një rast shumë interesant në këtë drejtim është edhe komandanti i stacionit policor në Graqanicë kapiten B.T. të cilin nuk e ka lëvizur nga ky post drejtori Qala, edhe pse i njëjti para disa kohe ka qenë i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Por, ky i fundit, në disa raste të shpeshta, është vërejtur në shoqëri të ish kryeministrit të Kosovës Agim Çekut dhe të ish deputetit të Kosovës Slobodan Petrovic.

Një shkrim i publikuar më herët nëpër media vendore dhe ato serbe për këtë komandant stacioni, ka theksuar që i njëjti është bërë “milioner brenda natës”, duke keqpërdorë pozitën zyrtare, në lidhje me shit-blerjen e pronave të ndryshme në komunën e Graqanicës.

Sipas një dëshmie që posedon “Kosova.info”, ky komandant lejon që një zyrtar i komunitetit serb të figuroj në orar për çdo ditë, ndërsa i njëjti zyrtar nuk paraqitet asnjëherë në detyrë, pagë të cilën ky zyrtar e merr nga buxheti i RKS.

Nga këtu, nuk është se ky nuk e ka merituar t’i ndërrohet vendi i punës, mirëpo arsyeja pse zoti Qala nuk e ka lëvizur këtë komandant, është ende e pa qartë, edhe pse për këtë pozitë ka mjaft të graduar të cilët plotësojnë kushtet e parapara me ligjin e policisë.

E pikërisht në këtë stacion policor, me rekomandim të komandantit B.T. është ngritur në detyrë zyrtari policore A.S. në kohën kur i njëjti ka qenë duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, për dy vepra penale: Keqpërdorimi i informatës zyrtare si dhe për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare. Ky zyrtar policore është avancuar nga njësia e patrullës në njësinë e hetimeve në kuadër të stacionit.

Në këtë drejtim, avancime të policëve nga detyrat patrulluese e në ato më të larta të hetimeve, janë avancuar edhe disa policë nga stacione të tjera.

Për vepra penale të njëjta; Keqpërdorimi i informatës zyrtare si dhe për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare, kanë qenë duke u hetuar edhe polici V.B., i cili ka qenë në njësi patrulluese të stacionit policor në Vranjefc, ndërsa tani është avancuar në njësinë e Krimeve të Luftës. Po ashtu polici E.A., nga njësia patrulluese në stacionin policor në Fushë Kosovë, është avancuar në njësinë e hetimeve të stacionit policorë në Fushë Kosovë.

Theksojmë që policët A.S., V.B, dhe E.A. kanë qenë të përfshirë në një rast të publikuar nëpër media në lidhje me disa persona të komunitetit LGBT të cilët ndonëse kishin shkuar në stacion policor për të raportuar një rast, ata ishin keqtrajtuar nga këta zyrtar policor.

Në këtë rast, zyrtari i lartcekur A.S., kishte publikuar disa incizime të cilat kanë qarkulluar nëpër media, i njëjti ka marr vetëm një dënim simbolik nga njësia e standardeve profesionale të PK-së, edhe pse i njëjti me këtë rast kishte kryer vepër penale. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.