EKONOMI

Autorizimet e Pal Lekajt për Devollin, milionëshe

Në Parlamentin e Kosovës dhe jo vetëm, kohëve të fundit pati debat të gjerë e të gjatë rreth homolgimit dhe monopolit në homologim. U bënë dhe peticione e reaguan edhe ambasadat.

Me 1 korrik të këtij viti, me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave.

Nga 65 deputetë sa ishin të pranishëm, 62 vota ishin pro, dhe 2 abstenime.

Me këtë rast, deputeti Nait Hasani pati thënë se me rezoluta nuk po arrihet asgjë, prandaj Kuvendi duhet të marrë vendim për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave.

Por nga dokumenti që ka siguruar Kosova.info, del që, jo vetëm që nuk është hequr monopoli në homologim, që vazhdojnë ta kenë devollët, por atyre fal ministrit Pal Lekaj, iu janë shtuar kompetencat.

Ato janë:

1. Udhëzimi për Homologim

Përshtatja e udhëzimit për homolog imin aktual, 100%.

2. Homologimi

Homologimi deri në 3.5 tonë, qytetari paguan 100 €;

Homologimi mbi 3.5 tonë, qytetari paguan. 250 €;

Qytetari paguan edhe kontrollin teknik të parë kur automjeti shkon në homologim, 3.5 tonë, 35 €;

Mbi 3.5 tonë 56 €;

Të automjetit.                                                                

3. Kamerat të instaluara në kontroll teknik

Një kamerë fikse qytetari paguan 5€ për çdo automjet, një foto.

4. Licencimi i punëtorëve për kontrolle teknike

Çdo dy vite, 200€.

5. Atestimi i automjeteve

Këtë punë deri më tani e ka kryer Fakulteti Teknik, por ministri Lekaj për këtë i autorizoj devollët.

6. Shtypja e numrave në automjete

Qytetari paguan 100 €

7. ADR (Autobotat)

Biznesi paguan për çdo autobot 80 €.

8. Veturat e riaftësuara

Qytetari paguan për çdo automjet 150 €. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.