Pa kategori

Autoritetet përgatiten për marshin pro-armëve në Virxhinia

Mijëra persona pritet të mblidhen në qytetin Riçmond të Virxhinias të hënën, në një marsh pro-armëve, i cili sipas autoriteteve mund të kthehet në protestë të dhunshme.

Guvernatori shtetëror, Ralph Northam ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme para marshit, duke ndaluar kështu bartjen e armëve të zjarrit në zonën ku do të mbahet marshi.

Marshet për armët mbahen çdo vit në këtë vend, mirëpo banorët janë zemëruar pasi legjislatura e Virxhinias, e kontrolluar nga demokratët, ka miratuar së fundmi një varg projektligjesh për kontrollin e armëve.

Ky vend njihet për histori të posedimit të armëve.

Liga e Qytetarëve të Virxhinias, një grup për të drejta të njeriut që ka organizuar këtë marsh, ka thënë se pret që 50,000 persona t’i bashkohen thirrjes për protestë.

Në këtë organizim pritet të marrin pjesë edhe milici të armatosura dhe pjesëtarë të së djathtës ekstreme.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka rrezikuar përshkallëzimin e tensioneve kur u ka thënë të dielën banorëve të këtij shteti:

“Amendamenti i dytë po rrezikohet seriozisht në Virxhinia. Kjo ndodh kur votoni për demokratët, ata do t’iu largojnë juve armët”.

Administrata Federale e Aviacionit ka ndaluar përkohësisht fluturimet në këtë vend, bashkë me përdorimin e dronëve.