Bota

Autoritetet franceze me dyshime për numrin e saktë të vdekjeve

Franca ka regjistruar 1.331 vdekje nga koronavirusi i ri, por autoritetet kanë frikë se numri i tyre mund të jetë shumë më i lartë.

Zyrtari i lartë shëndetësor në Francë, Jerome Salomon, tha se rastet spitalore “ndoshta paraqesin një pjesë të vogël të vdekshmërisë së përgjithshme”.

Raportet e lajmeve sugjerojnë se shtëpitë e pleqve mund të kenë një numër të madh të vdekjeve që nuk përfshihen në shifra.