Kosova

Austria mbështet agjendën evropiane të Kosovës

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, priti sot në takim Ambasadorin Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin bisedoi për proceset integruese dhe për mbështetjen e integrimit Evropian të Kosovës.

Ambasadori Weidinger theksoi se qeveria e re austriake ka deklaruar në programin e saj, se me prioritet te lartë do vazhdoj të mbështes Kosovën në rrugën e saj europiane, se do angazhohet edhe më tej në procesin e liberalizimit të vizave, dhe se Austria mbështetë dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadori Weidinger informoi Ministrin Reka se Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë dhe mbështetë projekte në sektorë të ndryshme si në arsimi të lartë, shkencë, ekonomi/biznese të vogla dhe të mesme e tjera. Austria është investitori më i madh në fushën e arsimit të lartë.

Austria në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën ndërsa Minsitri Reka e falënderoi Ambasadorin Weidinger dhe shtetin Austriak për përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483