Bota

Auroritetet Evropiane hedhin poshtë mundësinë e transmetimit të koronavirus përmes ushqimit

Auroritetet Evropiane të Sigurisë Ushqimore (EFSA), janë pronocuar në lidhje me mundësinë e kontaminimit të produkteve ushqimore me Covid-19. Përmes një deklarate agjensia evropiane e Sigurisë Ushqimore ka hedhur poshtë mundësinë e kontaminimit të ushqimeve duke qetësuar qytetarët.

“Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi”, ka theksuar Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA), ndërsa drejtoresha e saj shkencore Marta Hugas, shprehet se: “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që coronavirus është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483