Show Biz

Aulona Musta tregon muskujt dhe linjat e formësuara

Moderatorja shqiptare, Aulona Musta ka kohë që iu është dedikuar linjave të saj dhe tashmë ka arritur një fizik pothuajse të përsosur.

Në një imazh të hedhur së fundi në Instagram, Aulona si shpesh herë ka treguar format e saj derisa dukej mjaft elegante.

Në një bluzë të verdhë dhe pantallona të zi, Aulona dukej elegante dhe me stil.

“Shiko, qe mos ta zgjasim dmth…këtë foton e postova thjesht sepse me pëlqen si me kane dalën supet dhe krahu”, ishte mbishkrimi i prezantueses në foto.

Ndryshe, Aulona krahas profesionit, i ka ecur mbarë edhe në jetën private, ajo është e martuar dhe ka një vajzë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.