Kosova

Auditori i përgjithshëm: Për 3 vjet vdiqën në rrugë 350 persona në komunikacion

175 persona vetëm në vitin 2010 kanë humbur jetën në aksidente rrugore, shifër kjo që ka vazhduar me rënie deri në fund të vitit 2016.

Por, pas këtij viti, është shënuar rritje e theksuar e numrit të personave të vdekur në trafik, raporton KTV.

Vetëm brenda këtyre 3 vjetësh, 350 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që kanë ndodhur 23 mijë aksidente me më shumë se 45 mijë të lënduar.

Referuar këtyre statistikave, siguria në trafikun rrugor në vend, vazhdon të jetë e ultë sipas një raporti të publikuar nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani.

Në këtë raport thuhet se ndikimi i Policisë së Kosovës në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor nuk ka qenë efikas.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës nuk i kanë mirëmbajtur rrugët ashtu siç duhet.

Sipas raportit, gjithashtu Ministria e Infrastrukturës nuk i ka identifikuar pikat me rrezikshmëri në trafik dhe ka mangësi tjera në organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit të aftësimit dhe provimit për patentë-shofer, si dhe në procesin e kontrolleve teknike të automjeteve.

Zyra Kombëtare e Auditorit të Përgjithshëm ka nxjerr gjithsej 24 rekomandime me qëllim të përmirësimit të gjendjes në trafikun rrugor.

Prej tyre, 8 i janë rekomanduar Policisë së Kosovës, 10 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, kurse 6 rekomandime janë bërë për Komunën e Prishtinës.

Këto rekomandime kanë të bëjnë kryesisht me identifikimin e qartë të faktorëve dhe shkaktarëve të aksidenteve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483