SPORT

Atleti do ta kërkon Milik në janar?

Atletico Madrid raportohet se do të kthehet në janar për ta transferuar sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik 

Gazeta spanjolle AS raporton se Colchoneros janë të interesuar në Milik dhe do të përpiqen që ta bindin Napolin që ta transferojnë atë në janar. 

Raporti shkruan që Atleti dëshiron një sulmues të ri për pjesën e dytë të sezonit, pas lëndimit të Diego Costas dhe Luis Suarez që është pozitiv me koronavirus, kështu që ata kanë për synim që ta transferojnë 26-vjeçarin që është në fund të kontratës me Napolin. 

Milik ishte thënë se do të transferohet në afat i fundsit kalimtar ku fillimisht ishte lidhur me një kalim në Juventus dhe mandej në Roma.

Pas një afati të komplikuar, ai përfundoi prapë në Napoli por që Gennaro Gattuso nuk e ka futur fare në skuadër. 

Polaku mund të flet në janar me klube të tjera dhe Napoli duhet ta shet atë në dimër nëse dëshirojnë që të fitojnë pak para nga ish sulmuesi i Ajaxit. 

Milik ka shënuar 48 gola në 122 ndeshje garuese për Napolin prej që u transferua në San Paolo në gushtin e vitit 2016. /GazetaExpress/