Kombëtare

Atentati në Korçë, dalin detaje të reja

Një atentat është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë.

Krisma armësh janë dëgjuar rreth orës 22:00 në lagjen numër 4 të qytetit juglindor, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Autorët, të cilët mendohet se kanë qenë dy, kanë hapur zjarr duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti tip ‘Touareg’, por brenda nuk ka pasur asnjë person.

Pronari i mjetit sipas të dhënave të para nga Korça, është person me precedent penal, por ka shpëtuar, pasi nuk ka qenë në makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘Demokracia’ dhe ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët e Korçës, ndërsa policia ka ngritur disa postblloqe për të prangosur autorët.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.