Kombëtare

Atentat në Tiranë, vritet brenda në makinë një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është qëlluar për vdekje brenda një makine.

Autori i ngjarjes, i cili nuk është identifikuar ende, paraprakisht dyshohet se është arratisur.

Për momentin nuk ka ende të dhëna të tjera për ngjarjen, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj. /Panorama/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.