Kosova

Atdheu ‘thumbon’ konkurrentët e “Përputhen”

Atdheu hodhi “kunja” nga karantina.

Atdheu mungoi gjatë puntantës së djeshme të “Përputhen”, pasi është infektuar me COVID-19.

Këtë gjë e bëri të ditur moderatorja Bora Zemani, e cila i uroi Atdheut shërim të shpejtë dhe që të kthehet shpejt në emision.

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në studio, Atdheu nuk i kurseu “thumbat” për konkurrentët.

“Kur nuk është macja në shtëpi, minjtë bëjnë dasmë”, ka shkruar ai sipër një fotografie, duke mos treguar nëse po i drejtohet Sarës apo dikujt tjetër nga konkurrentët.