SPORT

Atalanta fiton thellë ndaj Brescias, del në vend të dytë

Nga vendi i katërt në të dytin. Këtë Atalantas ia ka mundësuar fitorja e thellë, 6:2, ndaj Brescias.

Ndeshja e së martës mbrëma ishte e para e xhiros së 33-të të Serie A të Italisë. Atalanta ka dalë në vend të dytë me 70 pikë. Prapa mbesin Interi e Lazio me nga 68 pikë, por me nga një ndeshje më pak të luajtur. Prinë Juventusi me 76 pikë, po ashtu me një ndeshje më pak të luajtur.

Kroati Mario Pashaliq ka shënuar tre gola për Atalantan. Nga një gol e realizuan Marten de Roon, Ruslan Malinovsky dhe Duvan Zapata.

Ernesto Torregrossa dhe Nikolas Spalek shënuan për Brescian, që renditet e parafundit dhe tashmë është në Serie B.

Në Serie A janë edhe pesë xhiro, pas kësaj. Gara për titull mbetet e hapur.

Për Atalantan të martën luajti mbrojtësi Berat Gjimshiti. Ai ishte startues kurse u zëvendësua në minutën e 74-t. Emanuel Ndoj u aktivizua në minutën e 81-të te Brescia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483