SPORT

Atalanta e turpëron në Anfield Liverpoolin

Atalanta ka fituar në udhëtim te Liverpooli me rezultat 2-0 në ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Reds janë mposhtur në shtëpi nga klubi italian dhe kjo ka bërë që gara në Grupin D të mbetet ende e hapur.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, por edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, Atalanta u tregua me cinike duke arritur t’i shënojë dy gola dhe të mbajë portën e paprekur për të marr një fitore të madhe.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 60-të dhe ishte Josip Ilicic, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Alejandro Gomez.

Për epërsinë 0-2 u përkujdes Robin Gosens që shënoi në minutën e 64-të pas asistimit të Hans Hatebor.

Deri në fund pati edhe raste tjera nga të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshuara dhe Atalanta mori një fitore të madhe 2-0.

Pas kësaj fitore, Atalanta e sheh veten në pozitën e tretë me 7 pikë po aq sa ka edhe Ajaxi i dyti, ndërsa Liverpooli është lider me 9 pikë. Në ndeshjen e radhës, Reds e presin në shtëpi Ajaxin, ndërsa Atalanta e pret Midtjyllandin.