SHKENCË

Astronomët kinezë detektojnë një sinjal misterioz nga hapësira

Shkencëtarët kinezë e kanë pranuar një sinjal të pazakontë me ndihmën e radio teleskopit të gjerë pesëqind metra, FAST. Bëhet fjalë për një sinjal të përbërë nga një seri e “goditjeve” të shpejta të përsëritura të radionjaleve (FRB) të cilat vijnë nga thellësitë e hapësirës dhe të cilat të paktën tani për tani nuk mund të shpjegohen nga shkencëtarët.

Sinjalet FRB janë shumë të rralla dhe që nga viti 2007 kur ato u regjistruan për herë të parë, janë detektuar vetëm rreth njëqind sish. Ato ndodhin kryesisht vetëm një herë dhe më pas zhduken, por shkencëtarët kinezë pohojnë se FRB-ja e javës së kaluar është “e njohur nga më parë”.

Siç theksohet, sinjali FRB121102 u regjistrua në vitin 2012 dhe u kthye në vitin 2015. Sinjali erdhi nga galaktika xhuxhe tre miliardë vjet dritë larg nga Toka, shkruan KOHA Ditore. Tani, midis 30 gushtit dhe 3 shtatorit, FAST e ka detektuar të njëjtin sinjal me më shumë se 10 pulse.

Edhe pse shkencëtarët nuk e dinë se nga burojnë sinjalet, ata nuk duan të spekulojnë në atë masë sa të krijohet ndonjë supozim se bëhet fjalë për ndonjë civilizim të huaj. Gjithsesi, kjo mbetet mister dhe ekspertët po punojnë për ta shpjeguar fenomenin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.