Kombëtare

Asnjë rast me Covid-19 në lagjet e komuniteteve rom, egjiptian e ashkali në Mitrovicë

U.d. i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Fridon Lalasi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elbert Krasniqi, vizituan Komunën e Mitrovicës, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka.

Me këtë rast, ata u njoftuan nga Bahtiri për gjendjen aktuale edhe veprimet që janë ndërmarrë nga ana e komunës së Mitrovicës, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

U.d.ministri Sveçla, bashkë mez. Lala dhe z. Krasniqi,kanë vizituar lagjet “Fidanishte”dhe “2 Korriku” ku jetojnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Në njoftimin e MPAP-së thuhet gjatë kësaj vizite, ata u njoftuan me banorët e këtyre lagjeve dhe diskutuan për problemet me të cilat janë ballafaquar gjatë pandemisë Covid-19.

Në komunën e Mitrovicës,siç u njoftuan gjatë kësaj vizite, përkundër vështirësive socio-ekonomike të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, nuk është prekur asnjë deri më tash nga virusi Covid-19.

U.d. ministri i MPBAP-së, z. Xhelal Sveçla, ka siguruar banorët e këtyre lagjeve për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës, si nga ato lokale dhe qendrore, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar, pas përhapjes së virusit Covid-19. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.