SPORT

Asllani vazhdon me gola te Real Madridi

Kosovare Asllani ka vazhduar serinë e golave me Real Madridin. Asllani dje ka realizuar edhe golin e tetë të saj me fanellën e Realit në tetë ndeshje në elitën e futbollit të Spanjës këtë stinor.

Ajo shënoi golin e tretë të skuadrës madrilene në fitoren 3:0 në udhëtim ndaj Betisit. Asllani është duke kryesuar listën e realizatoreve në elitën e futbollit të Spanjës. Real Madridi zë vendin e katërt në renditje me 16 pikë.