OPINION

Kosova nuk ka nevojë për “fëmijë̈ plëngprishës”

Arbër STUBLLA
LETËR E HAPUR AMBASADORËVE TË SHTETEVE TË QUINT-it NË KOSOVË

Ambasadorë të nderuar!

Festa e Pashkëve na kujton ngjarjen më të rëndësishme në historinë e njerëzimit.

Ju lutemi, që pas gjithë̈ zhvillimeve të djeshme në skenën politike kosovare, të ndërhyni dhe t’i jepni kuptimin e vërtetë festës së Pashkëve. Një “fëmijë plëngprishës” për as një moment nuk do përfaqësojë unitetin e spektrit politik e as të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova ka plot gra e burra të ndershëm që mund të jenë në krye të shtetit. Kosovës, vërtet i duhet një president konsensual dhe jo një figurë përçarëse. Kryeministri Kurti nuk është Mesia – shpëtimtari dhe shëlbuesi i Kosovës, as zonja Osmani “Qengji i Pashkëve”. Thjesht, me veprimet e fundit, treguan se janë më shumë se të gatshëm për të krijuar kaos; veprimet e tyre të ngjallin dyshimin se kemi të bëjmë me prirje diktatoriale.

Të tillët kujtohen gjithçka për të plotësuar egon e tyre të egër edhe në ditë festash, por jo për të kremtuar asgjë të bukur me popullin. Ata jetojnë për ambiciet e tyre totalitare.

Pse në ditë feste? Tregohuni me pak klas e edukatë, me pak qytetari perëndimore dhe anulojeni seancën, o…