SPORT

Shtyhet ceremonia “Ali Shala”

Gjendja aktuale me pandeminë e Covid-19 dhe së fundi rastet e paraqitura në mesin e anëtarëve të Këshillit Organizativ të çmimeve “Ali Shala”, kanë detyruar Bordin e SHGSK-së, të shtyjë për të paktën dy javë këtë ceremoni.

“Shëndeti i secilit prej kolegëve dhe qytetarëve tanë ka qenë dhe mbetet prioritet.

SHGSK do të dalë së shpejti me datën e re, derisa i falënderon të gjithë partnerët që i kanë qëndruar afër në organizimin e ceremonisë “Ali Shala”.

Ju urojmë ta keni shëndetin dhe së shpejti shihemi në një organizim shembullor dhe dinjitoz të kësaj ceremonie”. /Kosova.info/