EKONOMI

Shahini: Kosovarët shpenzuan 10 milionë € për vikend në Shqipëri dhe Mal të Zi

Kryetari i AKB-së z. Agim Shahini prezantoi një studim hulumtues nga data 9-11 prill 2021 në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, se sa qytetarë vizituan këto vende për të kaluar vikendin dhe festen e Kushtetutës së Kosovës, apo siç e quajtën disa kosovar vikendi relaksues në Shqipëri dhe në Mal të Zi.

Për këto katër ditë Kosovën e lëshuan rreth 30 mijë qytetarë, biznesmen, politikan zyrtar e sportistë që kaluan për 3-4 ditë kryesisht në Durrës, Tiranë, Shëngjin, Vlorë, Sarandë, Ulqin e Budvë, duke shpenzuar mesatarisht 100 euro në ditë duke përfshirë akomodim e ushqim, pije, transport ,blerjet dhe shoping familjar, dhuratat, taksën rrugore, sigurim kufitar, internet e impulse telefon ishin kryesisht shpenzime elementare por këto mund të jenë edhe më të larta pas që kryesisht në vizita të tilla relaksuese nuk kursehet.

Më veti bartin një kapital rreth :

20% të qytetarëve nga 300-500€, në xhepa,

30%  nga 500-1000€ ,

20% nga 1000 -1500€,

15% nga 1500-2000€,

10% nga 2000-3000€ ,

5%  nga 3000-5000€.

AKB vlerëson se kosovarët shpenzuan rreth 10 milion € për këtë vikend në Shqipëri e Mal të Zi pasi që Qeveria zbatoj masat kufizuese dhe mbylljen e qendrave tregtare, hoteleve ,restoranteve dhe kafiterive në Kosovë.

Studimi i AKB zbulon se mbi 90% e shpenzojnë të gjithë kapitalin që e bartin me veti, kosovarët në Shqipëri e Mal të Zi shpenzojnë më shumë për të provuar dhe shijuar ushqime të ndryshme sidomos ato të detit më shumë se në Kosovë.

Vetëm 5% të vizitorëve nga Shqipëria kalojnë vikendin në Kosovë në kushte normale kundrejt kosovarëve që shkojnë në Shqipëri.

Këtë vikend nuk kishte vizitor nga vendet regjionale në Kosovë për shkak të masave kufizuese në vendin tonë.

Numri i vizitorëve këtë vikend ishte përafërsisht i njëjtë sikur në vitit 2019 kur ishte koha normale pa pandemi. /Kosova.info/