Bota

Ashpërsohet gara zgjedhore, Biden flet përpara mbështetësve

Ndërkohë që gara zgjedhore po ashpërsohet, kandidati Biden foli përpara mbështetësve: “Ndihemi mirë për pozicionin që kemi deri tani.

E dimë se për shkak të votimeve të hershme të papara do të duhet të presim ca,” tha ai. Zoti Biden shprehu besimin se ai do ta fitojë Pensilvaninë, një shtet mjaft i rëndësishëm që mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve. Zoti Biden u tha mbështetësve: Kini besim, mbani shpresën gjallë, ne do ta fitojmë këtë garë”! Zoti Biden i bëri komentet nga shteti Delauer.