OPINION

Asgjë nuk është pushteti kur të na mungojë shteti

Shkruan: Bahri BIVOLAKU
Edhe ky brez i ri politikanësh, po sikur ai i vjetri, mungesën e alternativës programore po mundohet ta kompozojë nga demonizimi i kundërshtarit, ku polarizimi nuk përdoret si rezultat i kundërshtive konceptuale. Ai është kthyer në tendencën për zëvendësim në secilën formë dhe me secilin mjet. Mënyra e tillë e vjetër e të bërit politikë, me të madhe po kontribuon jo në krijim të alternativave dalluese programore, por humbje të imazhit të jashtëm të Prishtinës.

Thonë se kritika demonizuse pa dhënë alternativën e zgjedhjes së problemit të ngritur( kemi shumë) kthehet atje nga ku është nisur. Alternativë jo secili politikan aspirues mundet me ngritur , munden ata me temperamentin e qetë vetëm. Temperamentin e qetë e arrin politikanët me ndërgjegje të mirë, nga virtyte jo të blera por të fituara nga jeta reale, e që e bëjnë politikën për të hapur debatin programor për të ardhmen. Në Prishtinë, skenës së tyre politike, nuk u duhen imituesit e rinj të politikës së vjetër, iu duhen të rinj (jo nga mosha) që bartin mbi supet e tyre koncepte të reja të mënyrës së të bërit politikë.

Bazë e alternativës duhet të jetë gatishmëria e dëgjimit me qëllim për tu kuptuar mes veti si e arritur e konsensusit primar e më pas konsensuset tjera si beteja ndaj të keqes, krimit, korrupsionit, familjarizimit etj.!

Nuk e di nëse kemi kohë për korrigjime!?

Nuk dëgjuam për të kuptuar dje, mbase duhet të paguajmë sot!? Paqen nuk e fitojmë me simulime politike!  “Kërcënimet” virtuale, akuzat dhe shpifjet ndaj kundërshtarëve- gënjeshtra si standard i ri në politikën e Kosovës! Politika në Kosovë po e prek fundin e pusit. Etja për pushtet e privilegje të imagjinuara e kanë bërë të humb natyrësinë e saj të ekzistencës. Një pjesë e kësaj politike, e cila me çdo kusht po dëshiron ta ruajë apo rikthejë pushtetin, nuk zgjedh mjete për këtë qëllim. Vetëm duke i lexuar deklaratat e Haki Abazit- (Hakiut apo trimit të thashethemeve), e kupton diskursin! Po tenton të instalojë një mentalitet e standard të ri në politikë pa zgjedhur mjete! “Kërcënimet” virtuale, gënjeshtrat në deklarimet publike, presionet dhe e drejta selektive si pronë e tyre e bëjnë të dëmshme për vetë ekzistencën e shtetit! Tendenca e tillë ka për objektiv destabilizimin e vendit dhe konfliktet brenda vetë shoqërisë dhe ikjen nga rregullat e lojës në demokraci. Shpresoj që shoqëria në vendit tonë është sa e emancipuar aq edhe racionale për të mos pranuar këtë diskurs politik i cili po ka dëshirë të imponohet. Diskursi i tillë i përcjellë me “Demokracinë e Rrugës” na rikthen në vitin 1999, tek Rezoluta 1244, si derivati nga ka dal Marrëveshja e Rambujesë. Politika nëse pak e do vendin e braktis këtë diskurs dhe i kthehet tavolinës së bisedës në arritjen e konsensusit primar, ndërsa për atë sekondar të mbajnë dallimet programore. Pres që PDK-ja , me veprimtarinë e saj të prijë me idetë e saja dhe nxjerr politikën nga ky shtrat moçalor ku është duke u ndërtuar. Asgjë nuk është pushteti kur do na mungojë shteti.

Me Thaçin e Veselin proceset politike lëvizin!

Përvoja konsiderohet virtyti suprem në politikë. E reja në proceset e rënda politika mund të përkufizohet si bashkëngjitje ndaj të vjetrës dhe të provuarës e assesi me
ecur vetëm me të renë dhe të paprovuarën.

Ky është qartë përkufizim për kuptimin e së djathtës në politikë. Thaçi dhe Veseli në proceset e vështira në të cilat kaloi vendi në tri dekadat e kaluara ishin akterë në të bërit politikë , edhe si bartës të së resë edhe të së vjetrës në politikëbërje.
Pa ta e vështirë është të mendosh ta rrumbullakosh një proces të pakryer me Serbinë.!

Leave a Reply

Your email address will not be published.