Kosova

Asamblistja e AAK-së vaksinohet në Serbi, akuzon Qeverinë e Kosovës për dështim

Qytetarët e Kosovës kanë filluar që të vaksinohen edhe në Serbi. Një gjë të tillë e ka bërë edhe dhe asamblistja në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arta Haziri-Nuhiu.

Ajo përmes rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se sot e ka marr edhe dozën e dytë të vaksinës Pfizer në Preshevë.

“Në mungesë të vaksinave kundër koronavisurit, qytetarët e Kosovës po detyrohen t’i drejtohen institucioneve shëndetësore të shtetit serb për tu vaksinuar.  Sot, mora dozën e dytë të vaksinës Pfizer në Preshevë. Përveç që atje është vaksinuar thuajse e tërë popullsia, mund të përzgjedhësh edhe cilën vaksinë dëshiron ta marrësh”, ka shkruar ajo.

Madje ajo tha se qytetarët kanë mundësi të zgjedhin se cilën vaksinë preferojnë që ta marrin.

“Është për keqardhje që Kosova ende pret ndihma nga BE-ja, numër të vogël vaksinash. Po ashtu, është për keqardhje me e pa qeverinë e vendit tim që në saje inatesh nuk I ka nënshkruar kontratat për furnizim me vaksina”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Teksa për mungesën e vaksinave, ajo fajin ia ka hedhur Qeverisë së Kosovës.

“Qeverisja nuk bëhet me sfilata e konferenca shtypi. Marre! Është për keqardhje që Kosova ende pret ndihma nga BE-ja, numër të vogël vaksinash. Po ashtu, është për keqardhje me e pa qeverinë e vendit tim që në saje inatesh nuk I ka nënshkruar kontratat për furnizim me vaksina. Qeverisja nuk bëhet me sfilata e konferenca shtypi. Marre!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, sot Kosova pranoi edhe 38 mijë e 400 vaksina kundër Covid-19 nga COVAX-i.

Në mungesë të vaksinave kundër koronavisurit, qytetarët e Kosovës po detyrohen t’i drejtohen institucioneve…

Posted by Arta Haziri-Nuhiu on Wednesday, May 12, 2021