Kosova

Asamblisti Lirigzon Karaqica nga Suedia e viziton Komunën e Drenasit

Komuna e Drenasit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se kryetari Ramiz Lladrovci ka takuar asamblistin Lirigzon Karaqica në Komunën e Jokkmokk të Suedisë.

Karaqica është nga fshati Gllanasellë të Drenasit, por që jeton dhe vepron në Suedi.

“Kryetari Lladrovci ka falënderuar asamblistin Karaqica për vizitën dhe përfaqësimin e tij në Kuvendin Komunal të Komunës së Jokkmokk të Suedisë dhe ka përgëzuar për rezultatet e arritura në studime”, ka shkruar në faqen e Komunës se Drenasit, kryetari Ramiz Lladrovci.

Asamblisti Lirigzon Karaqica student i Shkencave Politike, është studenti i parë shqiptar që në moshën 20 vjeçare ka arritur të behët asamblist në Kuvendin Komunal të Jokkmokk të Suedisë.

Karaqica ka qenë i shoqëruar nga asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Endrit Gllareva.