Kosova

As me takime të fshehta nuk po ia del ta bind LDK-në, Albinit po i shpenzohen ditët që i ka në dispozicion

Albin Kurtit janë duke i rrëshqitur ditët që i ka në dispozicion, pa mundur që ta arrijë atë që po e kërkon me ngulm: marrëveshjen për koalicion qeverisës me LDK-në – përcjell Kosova.info

Afati i fundit për arritjen e marrëveshjes do të jetë kjo e diele, kështu të paktën kanë përsëritur zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosova.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, po ashtu, është përsëritur qëndrimi i zyrtarëve më të lartë, se oferta e fundit e LDK-së, nuk do të kalojë. Siç dihet, nga kjo e fundit, është kërkuar që posti i kryeparlamentarit t’i takojë asaj.

Në media është raportuar se mbrëmë dy krerët e dy subjekteve më të mëdha në vend janë takuar në Prapashticë, por bisedat nuk kanë dhënë frute të reja.

Gjasat që të takohen sot, janë të vogla, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë agjendë “speciale” as për ditën e nesërme.