SPORT

AS hedh ‘bombën’: Valencia e do Vedat Muriqin

SS Lazio v Parma Calcio 1913 – Serie A Vedat Muriqi of SS Lazio during the Serie A match between SS Lazio and Parma Calcio 1913 at Stadio Olimpico, Rome, Italy on 12 May 2021. Roma Roma Italy maffia-sslaziov210512_np8h0 PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xGiuseppexMaffiax

Mediumi i njohur spanjoll, AS, ka raportuar se sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi mund të transferohet te Fenerbahce.

Muriqi iu bashkua klubit italian nga Fenerbahce për 18 milionë euro, por assesi nuk e gjeti formën e duhur.

Valencia është duke kërkuar huazimin shkaku i problemeve ekonomike, andaj nuk mund të paguajnë kartonin e kosovarit.

Muriqi edicionin e kaluar në 34 ndeshje në të gjitha garat nën urdhrat e Simeone Inzaghit shënoi dy gola, një në Seria A dhe një në Kupën e Italisë, derisa dha edhe një asistim.

Mirëpo, me arritjen e Maurizio Sarrit, Lazio do luajë me vetëm një qendërsulmues dhe duke marrë parasysh se Ciro Immobile është titullar, Muriqi mund të largohet.

Mediumi spanjoll gjithashtu pretendon se lojtari është në dijeni që do ta këtë të vështirë të gjejë formën nën urdhrat e Sarrit dhe që e di për interesimin e Valencias.

Sidoqoftë, tani Valencia mbetet të arrijë marrëveshje me klubin italian për çmimin e huazimit.