KULTURË

Artistja e madhe nga Kosova i bashkohet sfidës ‘Gratë përkrahin gratë’

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, merr vëmendje në pothuajse secilin postim që ajo bën në rrjete sociale.

Përmes imazheve të ndryshme ajo mban të azhurnuar fansat e saj, ndërsa paralajmëron për projekte të reja.

Së fundmi, ajo ka ndryshuar qasjen e postimeve, ndërsa ka pranuar sfidën ‘Women supporting Women’, e cila ka për qëllim mbështetjen e femrave.  

Ajo është nominuar nga dy mike të saj, ndërsa falënderon që i ofruan mundësinë t’i bashkëngjitet një sfide të tillë.

Bukuroshja bionde ndau gjithsej tre fotografi, ku në të parën ajo shihej duke i bërë makijazh vetes.

Dy të tjerat, ishin të realizuara në formatin bardh e zi, çka e bën të duket edhe më tërheqëse se ndonjëherë më parë. Sidoqoftë, këngëtarja ka qenë duke shijuar kohën në Londër, pasi qëndroi e izoluar në fermën e saj për një kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483