Show Biz

Artisti Sam debuton me këngën e re “Ku je”

Artisti i ri i estradës shqiptare, Sam, ka vendosur që të mahnit audiencën e gjerë.

Në një postim të fundit në rrjetin social ai ka bërë të ditur se ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Ku Je” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producentin M.O.B.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, kur për klipin ku shfaqej me plot stil iu besua Gang Gang Films.

Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Ku Je” ka filluar të pëlqehet në platforma digjitale.