Show Biz

Artisti i tatuazheve të Ed Sheeran thotë se tatuazhet e tij janë kot, dhe kjo ka ndikuar që ai t’i humbasë klientët e tij

Foto:Masiavelli/Twitter/PA Images
Kevin Paul është artisti që fshihet prapa më shumë se 40 tatuazheve shumëngjyrëshe të Ed Sheeran dhe gjithashtu ka punuar me të famshëm të tjerë si: Cara Delevingne, Harry Styles dhe Rihanna. Pali thotë, megjithatë, se të punosh me këngëtarin e hitit “I Don’t Care” është një nga gjërat “më të mira dhe më të këqija” që i ndodhi gjatë karrierës së tij.

Një nga pjesët më të përfolura të këngëtarit është luani gjigant që ai kishte bërë tatuazh në gjoks për të festuar fitoren e tre luanëve në Stadiumin “Wembley”, megjithëse është i mbuluar me dhjetëra fotografi dhe simbole të tjera, shkruan Unilad, transmeton Kosova.info.

Shumë njerëz kanë vënë në dyshim zgjedhjen e tij në artin e trupit, dhe megjithëse Paul është ai që është përgjegjës për ngjitjen e përhershme të shumë prej tyre në lëkurën e Sheeran, artisti thotë se ai në fakt pajtohet me shumë nga kritikët.

View this post on Instagram

@marksurridge

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos) on

Në një intervistë për The Mirror, Paul tha se ai nuk mendon se shumë nga tatuazhet janë veçanërisht të shkëlqyera, ato janë të veçanta për Sheeran.

Ai shpjegoi: “Jam dakord me shumicën e [komenteve], tatuazhet e tij nuk janë shumë të mira. Por çdo gjë e vetme që ai ka është personale për të”.

Një shembull që Pali përmendi është një tatuazh i Pinguinit, të cilin e kishin bërë edhe Sheeran dhe Harry Styles sepse i pëlqenin vizatimet si fëmijë.

Pali vazhdoi duke thënë se ai ka humbur klientët si rezultat i punës që ai ka bërë me këngëtarin e hitit “Shape of You”, pasi krijimet e publikuara nuk pasqyrojnë llojin për të cilin ai njihej.

Paul shpjegoi se ai është ‘artisti i njohur për tatuazhet e Ed por unë bëj vetëm pjesët kryesore’, pasi shpjegoi se një numër i tatuazheve të 28-vjeçarit bëhen nga ‘shoku i tij i menaxherit’.

Duke komentuar se si ndikoi puna me Sheeran në karrierën e tij, ai tha: “Padyshim që ndryshoi gjërat, unë isha një artist i madh masiv duke bërë punë 3D dhe duke fituar shumë çmime. Dhe, krejt papritur, ju përfundoni duke bërë Pinguin dhe tatuazhe të tjera koti për yjet”.

“Dhe e gjithë ajo bazë e klientit thjesht vdes. Të gjithë thjesht menduan se isha unë autor i tyre, por nuk jam. Unë bëj punë të madhe të realizmit, kjo është ajo që fitova”, tha artisti.

Sidoqoftë, ai e bëri të qartë se nuk ndjen keqardhje për vendimet e tij, duke shtuar se ‘është ndryshimi i jetës sime dhe hapi dyer të mahnitshme për mua që të bëj gjëra të mëdha’.

View this post on Instagram

Friday x ? @zakarywalters

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos) on

Një person komentoi në Twitter, duke shkruar: “Artisti i tatuazheve të Ed Sheeran duhet të burgoset për të gjithë jetën për neglizhencë kriminale”.

Megjithatë, në vend që të përqendrohet në komentet negative, artisti po e kalon kohën e tij duke u avancuar edhe më tepër në profesion.

41-vjeçari, nga Melbourne, Derbyshire, ka qenë duke vizituar shkolla dhe burgje për të nxjerrë në pah rreziqet e krimit nga të goditurit me thikë dhe ka shitur një prej shisheve të edicionit të kufizuar të kompanisë “Heinz” për 2,000 funte për të ndihmuar në financimin e projektit të tij – pra e ka lënë anash pak punën me tatuazhe. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483