KULTURË

Artisti Alkent Pozhegu përmes artit falënderon kancelaren Angela Merkel për kontributin e saj ndaj kosovarëve

Kancelares gjermane Angela Merkel, i ka përfunduar mandati për ta qeverisur Gjermaninë. Padyshim se ajo do të kujtohet dhe do të mbetet në histori si një ndër gratë më të fuqishme dhe të suksesshme në Botë.

Merkel shikohet edhe si mike e kosovarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. E në ditën kur Gjermania ka votuar për kancelar të ri, një artist kosovar ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falenderuar për kontributin e saj të dhënë për Kosovën.

Është fjala për Alkent Pozhegun, i cili ka vendosur që nëpërmjet artit t’ia shpreh asaj mirënjohjen asaj. Pozhegu ka bërë mozaikun e kancelares gjermane në një shesh të Gjakovës duke e shkruar edhe ‘DANKE’ në gjuhën gjermane.

“ Unë besoj që për botën është shumë, sepse një femër ka arritur të jetë më e fuqishme në botë që ka fituar katër mandate dhe ka arritur t’i jepë shembull të gjitha femrave në botë. Kurse ne në Kosovë duhet të jemi falënderues gjatë tërë jetës sepse gjatë tërë kohës nuk ka munguar mbështetja e fuqishme që e kemi pasur nga Angela Merkel”, tha Pozhegu.

Kurse materialet për punimin e këtij portreti ishin drithërat si, misër i kuq, i portkollat, oriz i bardhë dhe fara luledielli.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort