ROZË

Artistet shqiptare që pas ndarjes zgjodhën partnerë më të rinj në moshë

Lidhjet e personazheve publike janë gjithnjë shumë më të diskutuara, e më shumë se lidhjet shpesh bujë të madhe bëjnë ndarjet.

I tillë është rasti i fundit i artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka nisur një lidhje të re me vëllanë e motrave Hadid, Anwar, pak javë pas dhënies fund të romancës me Isaac Carew.

Një djalë i ri biond, me sy të kaltër dhe tri vite më i ri në moshë është përshkruar thuajse në të gjitha mediat i dashuri i ri i këngëtares.

E ndërsa nuk është e vetmja shqiptare, duket se mund të numërojmë tashmë disa nga artistet vendore që pas dhënies fund të lidhjes së parë, kanë gjetur partnerë më të rinj në moshë.

Në vazhdim ju sjellim disa prej tyre:

Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Këngëtarja Dua Lipa e konfirmoi romancën e saj me vëllanë e motrave Gigi dhe Bella Hadid, Anwar, gjatë kohës sa u panë bashkë “Barclaycard British Summer Time Hyde Park”.

Lidhja me Anwar erdhi pak kohë pasi ajo u nda me modelin dhe kuzhinierin, Isaac Carew, me të cilin ishte njoftuar në vitin 2017.

Dua dhe Anwar kanë një diferencë tri vjeçare në moshë, kjo pasi Anwar është 20 dhe Dua 23.

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina

Vite më parë, aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi, u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj dhe njëherësh babai i vajzës së saj të madhe, Tarës, këngëtari Blero Muharremi.

Pas ndarjes nga Blero, Teuta nisi një lidhje të rem Adonis Morinën, i cili është edhe partneri i saj sot, dhe kanë së bashku edhe një vajzë.

Dyshja në fjalë kanë gjithashtu një diferencë të madhe në moshë, kjo pasi Teuta është më e madhe se Adonisi.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Ka pak kohë që ka konfirmuar romancën e saj të re, por lidhja e këngëtares Jonida Maliqi me aktorin Romeo Veshaj është tashmë publike.

Jonida ka qenë e martuar për shumë vite me Gent Prizrenin, me të cilin ka edhe një djalë, Danin. Ish-çifti u ndanë në vitin 2017.

2019-ta solli risi në jetën e Jonidës, kjo pasi ajo filloi një lidhje të re me Romeon, i cili është 23 vjeç, ndërsa këngëtarja është 36 vjeçe.

Raste e mësipërme janë vetëm disa nga ato që vërtetojnë se dashuria nuk njeh moshë, kur në pyetje është partneri ideal.