SPORT

Arteta: Xhakën e doja te Man City, më pëlqen shumë dhe do të jetë i rëndësishëm

Mikel Arteta ka deklaruar admirimin e tij për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, duke zbuluar se ai ishte i interesuar ta sillte në Manchester City kur nisi punën si asistent i Pep Guardiola.

E ardhmja e Xhakës te Topçinjtë është dukur e zymtë pasi ai reagoi me zemërim ndaj abuzimit të tifozëve më herët në sezon, me ish-menaxherin Unai Emery madje duke pranuar se ai ka gjasë të largohet në janar.

Por, me më pak se një javë deri te rihapja e afatit të transferimeve, Arteta i ka dhënë shpresë mesfushorit shqiptar se ai mund të ketë një të ardhme me klubin.

Menaxheri i ri i Arsenalit pranon se ka qenë një admirues i madh i Xhakës dhe shpreson që tifozët po ‘ngrohen’ përsëri për të.

Si lojtar, kur unë shkova nga Arsenali në City për të filluar stërvitjen dhe ne po shikonim në atë pozicion, ai ishte një nga lojtarët në listën time. Kjo është se më pëlqeu shumë”, ka thënë fillimisht Arteta .

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.