Show Biz

Arta Nitaj me foto para pasqyrës

Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, po vazhdon të jetë personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në rrjetin e popullarizuar, Instagram ka arritur të grumbullojë 225 mijë ndjekës.

Ish-aktorja e “O sa mirë” shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar me poza as nga përditshmëria.

Ajo së fundmi ka pozuar tërheqëse në imazhin para pasqyrës, ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë.

“Ngjyra ime e preferuar momentalisht”, është përshkrimi i fotografisë që mblodhi mijëra pëlqime e komente të ndryshme.

Nitaj, e cila shquhet për fizikun atraktiv, edhe në këtë foto ka vënë në plan të parë linjat trupore.

Vlen të ceket se, ditë më parë Arta iu premtoi fansave se do të bëjë kujdes të shtuar me postimet gjatë Ramazanit.

Kjo ngase fotografitë e saj zgjojnë interes në masë të madhe tek publiku pasi vjen mjaft provokuese.