Show Biz

Arta Nitaj del pa rroba, mbulon pjesët intime veç me sako

Dimri nuk po del të jetë i ftohtë për të gjithë. Tek sa temperaturat sillen me minus, Arta Nitaj po e bën plus.

Aktorja, modelja dhe prezantuesja kosovare jo rrallë herë sjellë foto atraktive, joshëse e ku shfaqet tepër provokuese, shkruan “Kosovarja”.

Por, këtë herë Arta e ka tepruar dukshëm.

Ajo sjellë imazhin ku shihet krejtësisht pa rroba, duke mbuluar pjesët intime me një sako.

E mbi këtë foto Arta ka shkruar numrin 3, me gjasë është duke realizuar një fotosesion ‘hot’ ku priten edhe dy foto tjera.

Edhe pse foto të tilla nuk ia kishim preferuar të sjellë më, pasi që modelja duhet të ketë pak mëshirë për njerëzit që e shohin.

Andaj, e bukura Arta ndale pak dorën.