SHËNDETËSIA

Arsyet se përse mushkonjat më shumë ju pickojnë juve sesa tjerët

Mushkonjat e zgjedhin gjahun e tyre – juve, ndoshta – bazuar në disa faktorë të ndryshëm.

Por, ekziston një lajm i mirë: disa faktorë që ju bëjnë joshës në sytë e mushkonjave faktikisht mund të ndryshohen.

Hulumtimet shkencore i kanë zbuluar faktorët të cilët i inkurajojnë mushkonjat ta kërkojnë gjakun tuaj.

Përndryshe, mushkonjat njihen për transmetimin e sëmundjeve vdekjeprurëse si Zika, malaria, Chikungunya, virusin e Nilit Perëndimor, etj.

Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej faktorëve që ju bëjnë të pa rezistueshëm në sytë e mushkonjave:

– Mushkonjave u pëlqejnë njerëzit të cilët lirojnë më shumë dyoksid karboni kur marrin frymë, siç janë njerëzit e mëdhenj ose gratë shtatzëna

– Ushtrimet fizike mund të prodhojnë acid laktik, i cili mund t’i tërheqë mushkonjat sepse lirohet në djersë

– Në një studim të vogël, hulumtuesit kanë zbuluar se mushkonjave u pëlqejnë njerëzit të cilët pinë birra, percjell Telegrafi.

– Njerëzit me tipin O të gjakut kanë tendenca të joshin më shumë mushkonja sesa tjerët

– Njerëzit me një shumëllojshmëri më të gjerë të baktereve në lëkurë janë më pak joshës në sytë e mushkonjave

– Mushkonjat që e bartin malarian janë dyfish më të joshura nga gratë shtatzëna

Leave a Reply

Your email address will not be published.