Rajoni

Arsovski: Zaev të përgjigjet nëse këshilltari i tij për ndërtimtari ka qenë i ndjekur penalisht

Ekziston shqetësim serioz që këshilltari i Zaevit për planifikim urban dhe ndërtim, Andrej Manev është paditur penalisht dhe është ndjekur penalisht për punët lidhur me ndërtim, në sektorit për të cilën e këshillon Zaevin, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në një konferencë për shtyp.

Ai tha se Andrej Manev do të paguhet me parat e qytetarëve dhe se paga e tij do të jetë 40.000 denarë dhe ai kërkoi nga kryeministri Zoran Zaev që të përgjigjet nëse në vitin 2012 Manev u ndoq penalisht për ndërtim, kryerjen e ndërtimeve ose mbikëqyrjen pa ose në kundërshtim me miratimin.

“A është e vërtetë se kjo nuk mund të jetë krimi i tij i parë në të cilin ai ishte përfshirë? A ishte e njëjta gjë në vitin 2009 si pjesë e një procedure penale në të cilën ishte ndjekur penalisht për shpërdorim të detyrës dhe kompetencave?”, pyeti Arsovski.

Ai vlerësoi se “fshesa” patjetër duhet të përdoret për të gjithë Qeverinë, siç tha, me një frazë tjetër.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483