Rajoni

Arsiq: Shqiptarët e Medvegjës nuk duan bashkim me Kosovën

Nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvendin e Medvegjës, dhe as diku tjetër, nuk kam dëgjuar se ata dëshirojnë të bashkohen me Kosovën, ka deklaruar për gazetën “novosti” të Beogradit kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

“Në komunën tonë serbët janë shumicë absolute, por nuk ka kurrfarë mos durimesh ndëretnike. Nuk ka kafene ‘serbe’ ose ‘shqiptare’, njerëzit ulen bashkë, njëri-tjetrit ia urojnë festat fetare… Jemi shembull se si funksionon mjedisi multietnik”, ka thënë Arsiq.

Ai thotë se jeta në Medvegjë, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët e popullatën rome, mund të jetë edhe më e mirë sikur raportin e brendshëm që është mos ta prishnin njerëzit që jetojnë larg territorit tonë dhe rrëfimet për ndryshimin e kufijve.

“Kufizimi eventual është temë për organet më të larta shtetëror, ashtu siç janë organet e Serbisë adresë për biseda rreth të drejtave të shqiptarëve në Medvegjë”, ka thënë Arsiq.

Ai ka treguar se në Medvegjë jetojnë 7,742 banorë nga të cilët shqiptarë janë pak më shumë se 500.

Sipas Arsiqit, shqiptarët në Asamblenë komunale kanë tre këshilltarë ndërsa mbajnë katër funksione në komunë: Dy anëtarë të Këshillit komunal, zëvendëskryetarin e Kuvendit komunal dhe ndihmëskryetarin e Komunën. Vendimet në komunë, ka thënë ai, merrem me shumicë votash e ndonjëherë edhe me konsensus.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483