Kombëtare

Arsimtarja që kërcënoi me jetë nënën e nxënësit, ishte suspenduar me herët për shkelje disiplinore

Arsimtarja e historisë, Afërdita Misini, të enjtën rreth orës 11:00 u arrestua nga Policia e Kosovës në oborrin e shkollës ku punonte, atë “Emin Duraku”, në Prishtinë.

Ajo u shoqërua në Stacionin Policor me dyshimin se e njëjta kishte kërcënuar me vrasje nënën e një nxënësi, pavarësisht se prindërit ditë më parë ishin mbledhur në oborrin e shkollës për ta ndaluar hyrjen e saj me pretendimin se Misini po abuzonte me fëmijët e tyre.

Në lidhje me këtë rast për Indeksonline ka folur edhe Shpresa Shalën, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.  Ajo ka thënë se kanë qenë të informuar në lidhje me rastin e revoltës së prindërve, derisa ka shtuar se DKA ka dalë në shkollë për ta shqyrtuar rastin.

“Javën e kaluar drejtori i shkollës e ka rapotuar një problem që e ka pasur me mësidhënësen në fjalë, disa fyerje që mësidhënësja i ka bërë drejtorit.

Gjithashtu nga drejtori kemi marr informatë, që prindërit i kanë ndalur nxënësit nga shkolla dhe kanë protestuar në oborrin e shkollës, sipas tyre për fyerje te vazhdueshme që mësimdhënsja ju bën nxënësve.

DKA ka dal në shkollë për të shqyrtuar rastin, më pas ka dal edhe inspektorati I arsimit. Tani drejtori ka derguar ankesën në komisionin diciplinor në nivel komunal”.

Shala tutje ka thënë se komisioni diciplinor në bazë të fakteve do të vendos për largimin apo jo të mësimdhënëses Afërdita Misini, derisa ka treguar se e njëjta është transferuar nga një shkollë tjetër, pikërisht për shkak të disa shkeljeve diciplinore.

“Sa për informacionin tuaj mësimdhënësja Afërdita Misini është mësimdhënëse  që 25 vite, fillimisht në SHFMU “Pjetër Bogdani” që për shkak të disa shkeljeve si masë diciplinore është transferuar në SHFMU “Emin Duraku”.

Edhe këtu pas ankesava nga menaxhmenti i shkollës, prindërit dhe nxënësit, komisioni diciplinor në nivel komunal e ka larguar nga puna për mos kryerjen e punëve dhe detyrave që parashihen në kontratën e punës dhe disa shkeljeve.

Në Gusht ne kemi pranuar një vendim nga gjykata me të cilin na obligon në kthimin e vendin e punës të mësimdhënëses Afërdita Misini”./Indeksonline/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483