Kosova

Arsimi i nëpërkëmbur

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as nuk lidh fryt, nëse nuk ujitet me lot e gjak”, është një postulat i shkrimtarit Arturo Graf, të cilit nuk i del prova në rastin e Kosovës.

Historia e ngritjes dhe mbajtjes së shkollave shqipe gjatë shekujve të okupimit njeh sakrificë e flijim, por frytet nuk janë duke iu parë arsimit, që prej çlirimit në vitin 1999, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është ky një sektor që i është nënshtruar eksperimentimit që prej pasluftës, por edhe që vazhdon të vuajë nga mungesa e politikave të cilat sigurojnë cilësi, nga korrupsioni dhe nga ndërhyrjet e mëdha e të vazhdueshme politike.

Halim Hyseni, ekspert i arsimit dhe njeri që është marrë aktivisht me politika arsimore që nga vitet ’80, niset nga kjo situatë, për të dhënë alarmin rreth së ardhmes që e pret shtetin e dalë nga okupimi dy dekada më parë.

“Pas çlirimit, ne kemi dështuar”, konstaton Hyseni. “Gjendja që sot është në arsim e atakon të ardhmen e Kosovës. Me të, Kosova nuk ka perspektivë. Duhet të ndryshojë me urgjencë. Jo me improvizime, por me ndryshime sistemore”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483