SPORT

Arsenali shënon fitore ndaj West Hamit, shikoni çka thotë Xhaka

Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së shumë pritur të Arsenalit në derbin lokal të Londrës kundër West Hamit.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘London Stadium’, Arsenali arriti të fitojë me rezultat 1:3 përballë West Hamit.

Xhaka, ish-kapiteni i Arsenalit, ishte edhe mbrëmë startues për skuadrën e tij duke luajtur rreth 87 minuta dhe duke bërë një paraqitje mbresëlënëse.

Tashmë Xhaka ka reaguar pas fitores së Arsenalit në rrjetin social ‘Instagram’.

Ai është shprehur i kënaqur me fitoren e sotme të Arsenalit.

“Ndjenja e të fituarit është kthyer. Për ju, për ne, për të gjithë mbrëmja e kaluar ishte e rëndësishme dhe ne jemi të lumtur që kemi fituar. Tani ne duhet të vazhdojmë kështu”, shkroi Xhaka./Zëri.info

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483