SPORT

Arsenali po përgatitë ofertë për sulmuesin Edouard

Arsenali është duke kërkuar ta përforcojë repartin e sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i ri francez, Odsonne Edouard është objektivi kryesor për repartin e sulmit.

23-vjeçari ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira në dy vitet e fundit me fanellën e gjigantit skocez Celtic.

Ai ka realizuar këtë edicion 11 gola e ka bërë katër asistime në 23 ndeshje zyrtare.

Celtic kishte paguar 10,3 milionë euro për ta blerë lojtarin dy vite më parë nga Paris Saint Germain.

Tani klubi skocez është gati ta shes yllin e tyre kryesor vetëm nëse vije një ofertë mbi 35 milionë.

Topçinjtë e duan francezin si zëvendësim të Alexandre Lacazette i cili mund të largohet nga klubi.